Janevska: Arsimi cilësor bazohet në mësimdhënës të mirë, krijojmë mundësi për përforcimin e kompetencave të tyre dhe e avancojmë praktikën mësimore
Fakulteti Pedagogjik "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup shënon tri dekada punë në arsimin e
lartë, megjithëse mund të flasim për një vazhdimësi më të gjatë se shtatë dekada, që nga
Maqedonia e pasluftës, nga themelimi i Shkollës së Lartë Pedagogjike në vitin 1947 në
Shkup. Falënderime për të gjithë ata që ndër vite i kanë përgatitur mësimdhënësit e ardhshëm
dhe për ata që më pas kanë ushtruar profesionin e mësuesit në Maqedoni dhe kanë vënë
themelet e shtetit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në
Akademinë Solemne me rastin e jubileut.
„Arsimi cilësor bazohet në mësimdhënës të mirë. Mund të keni programet më të mira
mësimore dhe klasa të pajisura me mjete bashkëkohore, por nëse nuk ka mësues të mirë që t’i
gjallërojë ato, nuk ka arsim cilësor. Prandaj, Fakulteti Pedagogjik ka rol të
pazëvendësueshëm si institucion arsimor”, theksoi Janevska.
Në kuadër të fakultetit funksionojnë tre institute: për arsimin parashkollor, për grupin klasor
dhe për bibliotekari, ndërsa realizohen studime të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
Ministrja Janevska theksoi se për realitetin e ri, të formësuar nga transformimi digjital dhe
inovacionet teknologjike, janë të nevojshëm mësimdhënës që në moshën e hershme të
fëmijërisë të vendosin themele të forta për të mësuarit, njohuritë, të menduarit, si dhe për
aftësi të tjera sociale, të cilat më pas, gjatë procesit edukativo-arsimor, do të zhvillohen dhe
avancohen.
“Reformoni programet ekzistuese. Bordi i akreditimit do t'ju mbështesë dhe bordi i vlerësimit
do t'ju ndihmojë të identifikoni sfidat. Të gjithë segmentet e sistemit arsimor duhet t’i
përmirësojmë shpejt, nëse duam të rrisim cilësinë. Duhet të përforcojmë kapacitetet e
edukatorëve dhe të mësimdhënësve të grupit klasorë, ndërsa Fakulteti Pedagogjik duhet të
përfshihet në procesin e trajnimit dhe zhvillimit të tyre profesional”, theksoi ministrja.
Gjatë panel diskutimit organizuar me rastin e jubileut, ministrja Janevska u shpreh se arsimi
ynë në tërësi ka hapësirë për përmirësim, dhe për këtë qëllim në rrjedhë janë reformat që
përfshijnë edhe ndryshimin e programeve mësimore dhe trajnime për mësimdhënësit.
“ Fëmijët tanë nuk janë më pak të aftë se bashkëmoshatarët e tyre evropianë për të qenë në
fund të tabelave të testeve ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne do ta zgjasim kohën ata e
kalojnë në shkollë, dhe kjo do të shfrytëzohet për të zhvilluar njohuri dhe aftësi të
krahasueshme me ato që kanë nxënësit në Evropë. Për t’i përgatitur mësimdhënësit që të
kalojnë nga ligjërues të thjeshtë të fakteve në udhëzues dhe partnerë në procesin e të
mësuarit, ata do të ndjekin trajnime të nevojshme, përfshirë edhe për lexim me kuptim”,
theksoi Janevska. Për t'i përgatitur mësimdhënësit që të kalojnë nga ligjërues faktesh në
udhërrëfyes dhe partnerë në të mësuar, do të ndjekin trajnimin e nevojshëm, duke përfshirë
edhe leximin me kuptim", theksoi Janevska.
Po përgatiten koncepte të reja për arsimin e mesëm gjimnaz dhe atë artistik, pas të cilave do
të pasojnë programe mësimore të reja, tekste mësimore të reja, programe të reja provimesh
për maturën shtetërore, dhe kur të mblidhen përvojat, do të miratohet Ligj i ri për Arsimin e
Mesëm. Në arsimin e lartë, i cili ka efikasitet të ulët të matur mbi bazën e kalueshmërisë dhe
përfundimit në kohë të studimeve, do të forcohen mekanizmat për sigurimin e cilësisë sipas
standardeve evropiane, përmes avancimit të agjencive të vlerësimit dhe të akreditimit, ndërsa
universitetet duhet të përqendrohen në përmirësimin e relevancës së programeve studimore.
