Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Drejtoria Meteorologjik njofton se me reshjet më të dendura te shiut, do të përballen zonat jugore të shtetit, kurse stabilizimi i motit, pritet nga e diela. Sipas paralajmerimeve, shiu në zonat jugore do të shkojë deri në 40 litra për metër katror gjatë 24 orëve.
Nga e diela, moti do të stabilizohet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, por temperaturat e ditës, do të fillojnë të ngriten.
Shkupi do të përballet me reshje të dendura nesër. Të shtunën shiu do të vazhdojë me intensitet të reduktuar, ndërsa pas dite do të ndalet.
Mgid