Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun e mbajtur me gazetarët ka lavdëruar komunën e Cairit se për festat e 28 Nëntorit krahas flamurit shqiptar është vendosur edhe ai i shtetit, ndërsa ka dërguar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar vetëm me flamurin shqiptar, raporton SHENJA.
Mickoski mes tjerash tha se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë.
Për të komentin e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume