Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka marrë hijen e ngjyrës portokalli – me çka i është bashkëngjitur fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”.

“Përmes Programit për Mbështetje Parlamentare, sonte Kuvendi u ngjyros portokalli, duke iu bashkuar kështu fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”.

Theksoj se ky akt nuk është vetëm një simbolikë vizuale, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm që institucioni më i lartë përfaqësues është i vendosur të jetë në anën e çdo gruaje dhe vajze, dhe nuk toleron në asnjë formë dhunën.

Le të shërbejë drita portokalli, si një thirrje për reflektim, ndërkaq bashkë me këtë dritë të ndizet shpresa për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur”, shkruan Gashi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com