Zjarri që shpërtheu sonte në një shtëpi të vjetër pranë kishës “Shën Spasi” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit është nën kontroll. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, dhe ekipet e Ministrisë së Brendshme do të kryejnë një inspektim.
“Në orën 19:43, u mor një njoftim për një zjarr në një shtëpi të braktisur në rrugën “Samoilova”. Menjëherë u dërguan tre automjete zjarrfikëse, të cilat me të mbërritur gjetën një zjarr në një fazë zhvillimi. Flakët ishin përhapur përtej strukturës së çatisë dhe dimensioneve të vetë ndërtesës”, tha Zvonko Tomevski, komandant i Departamentit të Zjarrfikësve të Shkupit.
Pastaj, siç deklaroi ai, u dërguan dy automjete shtesë dhe 20 zjarrfikës janë në vendngjarje duke ndërhyrë.
“Zjarri u vu nën kontroll në një kohë të shkurtër. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe zjarri nuk u lejua të përhapet në objektet fqinje. Tani po punohet për shuarjen e zjarrit dhe pastrimin e zonës, tha Tomevski.
Shkaqet e zjarrit, siç tha ai, duhet të përcaktohen më tej nga policia.
Sipas informacioneve jozyrtare, në shtëpinë tanimë të djegur shumë shpesh janë mbledhur njerëzit e pastrehë.