Më 04 dhjetor 2025, në periudhën nga ora 11:30 deri në 15:00, njësitë policore të Stacionit Policor Tetovë, Sektorit të Policisë Kriminalistike, Sektorit për Parandalim dhe Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, realizuan një aksion të përbashkët kontrolli në rajonin e SPB Tetovë me qëllim rritjen e sigurisë publike informon Tetovasot.

Gjatë aktiviteteve u kontrolluan drejtues mjetesh dhe automjete që kryejnë transport publik të nxënësve, si dhe u krye verifikim për sende dhe mjete të paligjshme të përdorura për vepra penale.

Rreth orës 12:50, në rrugën “Ilinden”, policia ndaloi një automjet pasagjerësh “Volkswagen Transporter” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.S. (47) nga fshati Brodec. Nga kontrollet u konstatua se ai kryente transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencën përkatëse të lëshuar nga organi kompetent raporton Tetovasot.

Ndërkaq, në orën 13:10, po në rrugën “Ilinden”, gjatë kontrollit të kryer ndaj A.S. (30) nga f. Nerasht, policia gjeti dhe konfiskoi një mjet druri dhe një thikë, të cilat dyshohet se mund të përdoren për kryerjen e veprave penale.

Pas dokumentimit të të gjitha rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngriten parashtresat adekuate.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com