Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallrash të ndryshme dhe sekuestruan përkohësisht, 27 steka cigaresh, të cilat u zbuluan në Aeroportin e Shkupit gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili udhëtonte drejt Londrës.

Gjatë kontrolleve të ndara është gjetur një motor i përdorur automjeti në bagazhin e një makine, pako me lloje të ndryshme të ilaçeve. Vlera e ilaçeve të sekuestruara është mbi 83 mijë denarë.

Në një kontroll tjetër u gjetën edhe 58 pako me ilaçe veterinare për të cilat kërkohet leje importi, ndërsa u zbuluan në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve në pikën kufitare Stenje.

Në pikën kufitare në Dellçevë gjatë kontrollit u gjetën 5.600 euro. Në Bogorodicë, në gomën rezervë të një makine u gjetën 31 kuti cigare pa pulla akcize.

Doganierët zbuluan edhe pjesë të tjera të makinave, qilima, kremra, 84 kilogramë mjaltë, brava, uiski, konsola të përdorura për video lojëra, e të tjerë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com