Ministria e Arsimit e Republikës së Severnistanit, siç njoftojnë media në gjuhën shqipe, se në librin e gjeografisë për klasën e shtatë të botuar këtë vit, ka miratuar një tekst fyes për Kosovën duke e quajtur me emërtimin fyes “Metohija”.
Ndërkohë, aleatët shqiptarë të koalicionit siç janë vredistët e vetëkenaqur nga arritjet e tyre po heshtin për këtë skandal të radhës edhe për faktin se ky libër është botuar sivjet dhe nuk mund t’ia hedhin fajin opozitës kur ishin ata në pushtet.
A e dinte Albin Kurti dhe premieri Micko se kë po mbeshteste si subjekt politik për qeverinë e koalicionit?
Sigurisht se po. Ai e dinte se vredistët nuk do të kundërshtojnë asnjë vendim ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët në katër vitet e qeverisjes së kryekomitit Micko me servilët e tij.
Por, Albinit aq i bënte, ai thjesht po lozte me kartën paternaliste si kundërpesh e Edi Ramës qe loz poashtu kartën paternaliste si babai i shqiptarëve në rajon.
Dhe ja “Ndryshimi” vërtetë erdhi me VREDI-n për shqiptarët por jo për së mbari, sepse kur del një polic dhe e përdhos publikisht flamurin shqiptar në Kumanovën e Maksit dhe asgjë, në vend të suspendimit polic Dragani ngrihet në përgjegjësi.
Ne kohen e “ndryshimit” po në Kumanovë arrestohet një i ri që feston me flamur kombetar shqiptar dhe del zëvendës ministri brendshem i VREDI-t dhe e arsyeton arrestimin pasi djali paskësh provokuar me flamur shqiptar.
Ky ishte ndryshimi që shqiptarët nuk e votuan as nuk e shpresuan, përkundrazi, brenda nje viti e gjysmë te qeverisjes së keqe të kesaj qeverie vredistët mbajnë përgjegjësi për mosndryshim dhe mosmbajtje të premtimeve.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka të drejtë të kërkoj shpjegime nga ambasadori maqedon në Prishtinë për këtë skandal diplomatik, rreth emërtimit të gabuar dhe të qëllimshëm nga strukturat e botës serbe në qeverinë e koalicionit.
Medai Shaholli