Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7.107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisnin

Nga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike.

“Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendrës dhe “Bit Pazarit”, në hyrje të “Bit Pazarit” , gjetën 7.107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara.
Mjetet piroteknike janë sekuestruar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e personave që i shisnin, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com