Paga mesatare neto në Maqedoni është 45.943 denarë, 9% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe e pagës mesatare mujore neto u regjistrua në aktivitetet e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, ku rritja ishte 13.3%.
Pas kësaj vijnë aktivitetet administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 13.2 përqind, si dhe sektori i pasurive të patundshme, ku pagat janë më të larta me 10.9 përqind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
“Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në tetor 2025, është 45.943 denarë. Në tetor 2025, krahasuar me tetorin 2024, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë me 9.0%.
Kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale me 13.3%, Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 13.2% dhe Aktivitete të pasurive të patundshme me 10.9%.
Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistrua në sektorët: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me 9.5%, Informim dhe komunikim me 4.2% dhe Aktivitete administrative dhe shërbimesh mbështetëse me 3.6%”, thuhet në deklaratën e ESHS-së.