Sot, në mbledhjen e 4-të të Këshillit të Komunal të Sarajit, të mbajtur më 25.12.2025, u miratua Buxheti i Komunës së Sarajit për vitin 2026 në vlerë totale prej 886.262.172 denarë, që në vlerë të përafërt përkthehet në mbi 14 milionë euro, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.
Buxheti i miratuar ka karakter publik dhe zhvillimor dhe përfaqëson dokumentin kryesor financiar për funksionimin e komunës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2026.
Përmes këtij buxheti, ne synojmë të përmirësojmë infrastrukturën, të rrisim cilësinë e shërbimeve publike dhe të mbështesim sektorë kyç si arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia sociale. Angazhimi im është i palëkundur për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunën tonë.
Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Saraj më të zhvilluar dhe më të sukseshëm !