MPB Maqedoni njofton se dje (25.12.2025) në orën 20:18 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të RMV-së, oficerët e policisë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin “Fiat” me targa kombëtare zvicerane, të cilin ai e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, me origjinë nga periudha të ndryshme kohore.

“Personi u ndalua në stacionin policor dhe prokurori publik u njoftua për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit Penal – “importim i mallrave të fituara në mënyrë të paligjshme nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore””, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume