Kanë mbetur vetëm edhe 11 kuti të panumëruara nga votat me postë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 77.17% të votave me postë, e që aktualisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 72.18% apo 14 mijë e 706 vota, shkruan Reporteri.net.

Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.64% apo 2 mijë e 168 vota.

Me 8.33% apo një mijë e 598 vota radhitet e treta aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri tani ka marrë 4.52% apo 920 vota.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume