Në mes të rritjes së tensioneve me Iranin, Shtetet e Bashkuara po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi zhvillimin e një stërvitjeje ajrore disaditore të gatishmërisë, si dhe mbërritjen e një aeroplanmbajtëseje amerikane në rajon.

Konkretisht, Forca e Nëntë Ajrore, e njohur edhe si Air Forces Central (AFCENT) dhe që përbën komponentin ajror të CENTCOM-it, do të zhvillojë një “stërvitje disaditore gatishmërie me qëllim demonstrimin e aftësisë për dislokim, shpërndarje dhe ruajtje të fuqisë ajrore luftarake në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e AFCENT-it.

Zona e përgjegjësisë së CENTCOM-it përfshin 21 shtete, nga Afrika Verilindore dhe Lindja e Mesme deri në Azinë Qendrore dhe Jugore, sipas faqes zyrtare të komandës.

Gjatë aktivitetit stërvitor, forcat amerikane do të dislokojnë ekipe në disa lokacione, me miratimin e vendeve pritëse dhe në “koordinim të ngushtë me autoritetet civile dhe ushtarake të aviacionit”, bëri të ditur CENTCOM.

Stërvitja zhvillohet një ditë pasi CENTCOM njoftoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, së bashku me anijet luftarake shoqëruese, ka mbërritur në Lindjen e Mesme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com