QMK-ja rajonale e Velesit na njofton se trupi i një personi të zhdukur është gjetur në ujërat e lumit Vardar në fshatin Crveni Bregovi të komunës së Negotinës.
Ka ndërhyrë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) e Negotinës me 7 zjarrfikës dhe një ekip nga Stacioni Policor i Negotinës. Në orën 20:20, në afërsi të separacionit në Crveni Bregovi, në lumin Vardar është gjetur një trup i pajetë, i cili është dorëzuar për obduksion”, njoftuan nga QMK.
Sipas të dhënave të siguruara, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, të moshës 76-vjeçare nga Negotina.