Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026, në lexim të dytë, pë
Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026 nuk vjen si pasojë e mungesës së të hyrave apo e cenimit të likuiditetit të buxhetit, por është rezultat i nevojës për t’i përshtatur projeksionet buxhetore me kushtet e reja ekonomike, të sigurohen mjete shtesë për detyrimet ligjore, që nënkuptojnë pagesë e rregullt e pagave në sektorët ku është siguruar rritje, më shumë mjete për mbështetje shtesë për bujqësinë, mbrojtjen sociale dhe për komunat, si dhe mjete shtesë për përshpejtimin e ciklit të investimeve”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dje në ditën e parë të debatit.
Deputetët e opozitës vlerësuan se me ribalancin nuk adresohen sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët, ndërsa deputetët e qeverisë treguan se ndryshimet në thesarin e buxhetit lejojnë forcim shtesë të gjendjeve ekonomike, përshtatje me trendet reale ekonomike dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit.
Me ribalancin e propozuar të buxhetit, të ardhurat totale rishikohen në një nivel prej 379,5 miliardë denarë. Nga ana e të ardhurave, të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillimisht dhe parashikohen në 213,2 miliardë denarë. Të ardhurat jo-tatimore janë përmirësuar ndjeshëm dhe janë rritur me pothuajse dy miliardë denarë, kurse donacionet janë rritur me pothuajse 2,7 miliardë denarë.
Nga ana e shpenzimeve, shpenzimet totale janë rishikuar në 425,8 miliardë denarë, ndërsa janë siguruar fonde shtesë për subvencione bujqësore (1,4 miliardë denarë më shumë ose gjithsej 8,7 miliardë denarë), për subvencione në transportin hekurudhor, mbështetje për sportin, standardet e studentëve dhe nxënësve…
Në shpenzimet për mallra dhe shërbime, bëhet një ulje prej afërsisht 837 milionë denarë përmes rialokimit të mjeteve dhe orientimit të tyre drejt nevojave prioritare, dhe nga ana tjetër, rëndësi e veçantë i kushtohet komponentit të zhvillimit dhe janë siguruar mjete shtesë për investime kapitale, të cilat arrijnë pothuajse 46 miliardë denarë dhe rriten me afërsisht 5,8 miliardë denarë ose 14,5 për qind rritje krahasuar me buxhetin fillestar.
“Për herë të parë, korrigjimi i deficitit është rezultat, para së gjithash, i shpenzimeve më të larta kapitale dhe investimeve në infrastrukturë, gjegjësisht bëhet fjalë për një deficit që do të financojë zhvillimin, dhe do të rezultojë në një rritje prej 0,6 pikë përqindjeje krahasuar me projeksionin fillestar, i cili e revizionon deficitin buxhetor në 46,3 miliardë denarë ose 4,1 përqind të PBB-së. Mjetet janë të drejtuara drejt realizimit të projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin dhe qytetarët, që do të mbetet parim i funksionimit të kësaj Qeverie – tha Dimitriska Koçoska.
Debati për ribalancin e Buxhetit në Komisionin parlamentar amë zgjat 10 ditë.
r të cilin janë paraqitur mbi 200 amendamente.