Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bari FOSTER, i cili është pjesë e Listës Pozitive të Barnave, shumë shpejt do të jetë sërish në dispozicion të pacientëve pa pagesë shtesë informon Tetovasot .
Sipas Ministrisë, njoftimi është marrë nga kompania që mban autorizimin për vendosjen në qarkullim të këtij bari, e cila ka bërë të ditur se furnizimi do të normalizohet në periudhën e ardhshme.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për të siguruar qasje më të madhe të qytetarëve në barna, si dhe për të garantuar çmime sa më të përballueshme për pacientët.Tetovasot