Shtetasit e huaj që qarkullojnë me vetura me targa të huaja në Maqedoni, tashmë mund t’i kontrollojnë online gjobat e trafikut dhe t’i paguajnë ato në mënyrë elektronike.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është aktivizuar aplikacioni “Qytet i Sigurt”, i cili në këtë fazë u dedikohet pikërisht drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.
Përmes aplikacionit, shoferët mund të shohin kundërvajtjet e evidentuara nga sistemi “Qytet i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat dhe t’i kryejnë pagesat online.
Për t’u qasur në shërbim, drejtuesi duhet të skanojë ose fotografojë dokumentin e udhëtimit dhe të vendosë targën e automjetit që përdor në Maqedoni.