Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë gjithnjë e më e madhe e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Njëqind mësues kanë përfunduar një trajnim nëntëmujor, ndërsa dhjetë prej tyre do të shërbejnë si “ambasadorë të inteligjencës artificiale”, duke trajnuar kolegët për përdorimin e saj.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se deri tani mbi 1.000 mësues janë trajnuar për përdorimin e IA-së, por paralajmëroi se teknologjia duhet të përdoret me kujdes. Sipas saj, mbështetja e verbër te ChatGPT dhe mjete të ngjashme mund të sjellë informacione të pasakta, varësi nga teknologjia dhe dobësim të mendimit kritik.
Në procesin mësimor tashmë po testohen edhe mjete konkrete. Një prej tyre është “Umniverzum”, i krijuar për t’i ndihmuar nxënësit në matematikë dhe në përgatitjen për maturën shtetërore.

Janevska theksoi se IA mund t’u mundësojë mësuesve edhe përgatitjen e testeve të ndryshme për secilin nxënës, ndërsa telefonat gjatë orëve mësimore duhet të kufizohen për të parandaluar keqpërdorimet.

Sipas saj, qëllimi duhet të jetë që inteligjenca artificiale t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë dhe të mendojnë, jo të mendojë në vend të tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume