Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, i cili nga 10 deri më 13 nëntor 2026 do të qëndrojë për vizitë pune në Antalia të Republikës së Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve, në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Në samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët do të diskutojnë për sfidat aktuale klimatike, avancimin e veprimit global për klimën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me ndryshimet klimatike.
Pjesëmarrja e ministres Bozhinovska synon ndjekjen e proceseve dhe nismave globale që lidhen me politikat klimatike dhe tranzicionin energjetik, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në këto fusha.