Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga traktori i tij.

Sipas njoftimit të policisë, më 12.11.2026 rreth orës 12:30, në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, R.K. nga Hasan Begu, pasi kishte mbushur me karburant dhe kishte parkuar traktorin “IMT” me makineri pune të bashkëngjitur, ishte ndalur pranë mjetit.

Në një moment, traktori kishte filluar të lëvizte vetë dhe e kishte goditur me rrotën e pasme.

67-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku më vonë ka ndërruar jetë.

Ekipet e SPB Shkup kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume