Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë lidhur me marrëveshjen me Kosovën dhe aneksin e zbatimit të saj se ajo bëhet ligjërisht obliguese për Serbinë vetëm kur e nënshkruan atë ose gojarisht pajtohet me të.

“Serbia do ta përmbushë dhe do të punojë për zbatimin e gjithçkaje që ka thënë se do ta bëjë, pavarësisht faktit, se nuk mendoj që Prishtina do ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe”, është shprehur Vuçiq.

Ai ka përsëritur se as që bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, agjenci e trupa, derisa ka thënë se mund të flitet rreth gjithçkaje tjetër që çon në marrëdhënie më të mira me shqiptarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume