Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka pritur në takim kreun e PD Lulzim Basha i cili gjendet për vizitë në vend.

Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim vëllazëror me Lulzim Bashën, një politikan me vizion dhe përkushtim.

Biseda ishte e këndshme, por edhe politikisht e mirëseardhur. Më uroi për detyrën time dhe sukseset e para në qeverisjen e drejtë, që e kemi nisur mirë e mbarë. VLEN-i sot është strumbullari i politikës patriote e të ndershme.

Gjatë bisedës, diskutuam politikën e brendshme, zhvillimet e fundit dhe sfidat rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Basha nënvizoi rolin vendimtar të bashkëpunimit dhe dialogut për përballimin e këtyre sfidave dhe nevojën për një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë për vendet tona.

Mirëseerdhe në Shkup, z. Basha!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume