Një aeroplan në aeroportin e Busanit të Koresë së Jugut ka marrë flakë të martën, në momentin kur brenda ndodheshin 170 pasagjerë, përfshirë ekuipazhin, raporton RTL.

Sipas mediave lokale, nuk ka viktima në këtë incident.

Është ende e paqartë se si filloi saktësisht zjarri në aeroportin Gimhae në Busan.

Sipas raportimeve të mediave koreanojugore, zjarri shpërtheu në pjesën e bishtit të një aeroplani të “Air Busan” me destinacion Hong Kongun në aeroportin Gimhae. Busan është qyteti i dytë më i madh në Korenë e Jugut pas Seulit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume