Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të komentojë për të ashtuquajturën “aferë e spiunimit” në Kabinetin e saj, por thotë se është konfuze nga përgjigjet e Prokurorisë. Ajo vlerëson se duhet të respektohet Ligji për Procedurën Penale dhe prezumimi i pafajësisë.

“Jam pak konfuze me përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve ose me njoftimet që vijnë pikërisht nga Prokuroria për krim të organizuar, në të cilat shpjegohet komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo, nuk i shmangem deklaratave. Megjithatë, mendoj se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale dhe sa i përket prezumimit të pafajësisë, por siç thashë edhe sa i përket mbledhjes së të dhënave dhe hapjes eventuale të një procedure penale”, theksoi Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndryshe, dje u raportua se Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për kopjim të paautorizuar të të dhënave nga sistemi i Kabinetit të presidentes dhe thotë se ende nuk i ka marrë rezultatet dhe provat nga MPB-ja.

Nga ana tjetër, MPB informoi se vazhdon analiza e pajisjeve dhe të dhënave të konfiskuara dhe se të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen Prokurorisë pas përfundimit të hetimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume