Policia në Tetove ka arrestuar një 26-vjeçar të dyshuar për vjedhje.
Sipas policisë, B.Sh. (26) dyshohet se i kishte marrë një trotinet elektrik një 41-vjeçari nga Tetova.
“Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin policor.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS