Bajram Rexhepi i BDI-se , ka kërkuar publikimin e plotë të korrespondencës ndërmjet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës, lidhur me procedurën që përfundoi me shfuqizimin e emrave të disa rrugëve dhe sheshit në Tetovë informon Tetovasot.

Sipas Rexhepit, Komuna e Tetovës nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese në katër raste brenda një viti, gjë që, sipas tij, ka ndikuar në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Ai akuzon kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se mban “përgjegjësi politike, morale dhe kombëtare” për këtë rast.

“Ky është një pazar politik në dëm të interesave të qytetarëve dhe një tradhti ndaj historisë dhe dinjitetit të Tetovës”, shkruan Rexhepi në reagimin e tij publik.

Në fund, ai u bën thirrje institucioneve që të mos e mbajnë të fshehtë komunikimin zyrtar mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komunës së Tetovës, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të njihen me të gjitha faktet që lidhen me këtë çështje.TS