Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.

Sipas informacionit të fundit, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet rrugore që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume