Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi, komentoi në “Now me Erla Mëhillin” rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, ku fituan kandidatët nga listat studentore.
Laçi u shpreh se ky rezultat nuk duhet të ngjallë entuziazëm te shqiptarët, pasi nuk ka garanci se përfaqësuesit e listës studentore do të mbajnë qëndrim pozitiv ndaj shtetësisë së Kosovës.
Ai solli në vëmendje edhe qëndrimet dhe gjestet e kryesuesit të listës studentore, Ilija Serdanoviç, për të cilin flitet se mund të bëhet kryeministër i Serbisë, duke theksuar se nuk duhen krijuar pritshmëri të nxituara për ndryshime në raportet e Serbisë me Kosovën.
“Nuk duhet që shqiptarët të pretendojnë se lista studentore do të vijë dhe do të shprehet se e pranon qenësinë dhe realitetin politik të shtetësisë së Kosovës. Absolutisht jo. Edhe vetë kryesuesi i listës studentore, Ilija Srdanoviç , për të cilin flitet se do të jetë kryeministër, doli dhe festoi me tre gishtat e nacionalizmit serb. Prandaj, nuk duhet të kemi entuziazëm. Ndërsa Bodiroga, ish-basketbollist, mund të jetë presidenti i ardhshëm i Serbisë”, tha Laçi.