Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë gjatë një komunikimi me ta, duke refuzuar të dorëzohet.

Këtë informacion e ka bërë publik moderatori i emisionit “Debat Plus” Ermal Panduri, i cili, duke iu referuar një burimi, tha se i dyshuari kishte paralajmëruar policët se do t’i vriste nëse përpiqeshin ta arrestonin.

“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem”, ka deklaruar Panduri, duke iu referuar burimeve.

Nuk dihet se kur ka ndodhur komunikimi i pretenduar, në çfarë rrethanash është zhvilluar dhe nëse autoritetet kanë ndërmarrë masa shtesë pas kërcënimeve të raportuara.

Albert Sylaj dyshohet se e vrau kunatën e tij, Arlinda Zekaj, më 25 tetor, në shtëpinë e saj në Vitomiricë, vetëm pak minuta pasi ajo ishte kthyer aty e shoqëruar nga zyrtarët policorë.

Pas vrasjes, Policia e Kosovës e shpalli Sylajn në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume