Dy restorante tradicionale janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë lumit Shkumbin në qytetin e Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake një prej restoranteve ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët për të shpëtuar restorantin tjetër që ndodhet ngjitur.
Deri në këto momente, nuk ka informacion se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, teksa pritet që hetimet të përcaktojë edhe shkaqet pasi situata të vihet nën kontroll.
Restorantet janë tepër të njohura dhe të frekuentuara në zonë, kryesisht edhe nga udhëtarët në këtë aks.