Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume