Një 24-vjeçare me vendqëndrim në Tetovë është arrestuar në Gostivar pasi drejtonte automjetin Volkswagen Golf pa leje drejtimi.
Sipas policisë, ajo u përfshi në një aksident komunikacioni ku pësoi lëndime trupore. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj saj do të zhvillohet procedurë penale për drejtim të pandërgjegjshëm të automjetit.TS