Mickoski: Qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta, ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë një zgjidhje
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me akuzat nga ana e opozitës për frenimin e rrugës eurointegruese dhe në prag të takimit të nesërm me Ursula von der Leyen, lidhur me atë nëse do të hapet kjo çështje, deklaroi:
“Epo, mirë, ne e kemi thënë qëndrimin shumë herë deri tani për atë çështje. Unë nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që kam thënë dhe nuk e di nëse ndonjëherë ia vlen të komentohet qëndrimi i opozitës, i cili çdo ditë është, do të thosha, gjithnjë e më radikal dhe duket sikur kanë ardhur nga ndonjë dërgesë e AliExpress-it e ndonjë partie tjetër opozitare. Kështu që, atë pjesë të opozitës nuk do të doja ta komentoja. Ndërsa qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta, ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë një zgjidhje.”