“Unë jam mirë dhe e nisim “Topin e kam unë” me një stil apo metodikë tjetër”. Kështu e nisi emisionin moderatorja Grida Duma, duke u shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore, koment që vjen lajmeve të qarkulluara së fundmi për shëndetin e saj.

Në rrjetet sociale dhe disa portale u spekullua se moderatorja ishte rrëzuar në studio përpara emisionit të djeshëm, çka mesa duket ose nuk ka qenë e vërtetë, ose s’ka qenë diçka serioze.

“Sonte, paneli është paksa i maturuar dhe i saturuar, do të thoja unë, në kuptimin që ata që janë filtruar, që arrijnë të përballojnë debatet, por edhe kur bëjnë ndonjë gabim të vogël të mbivendosjes, sërish i qëndrojnë me të njëjtën adrenalinë debatit, janë këtu sonte.

Thënë këtë, këtu jemi të gjithë mirë. Unë jam mirë dhe e nisim “Topin e kam unë” me një stil apo metodikë tjetër”, u shpreh Grida Duma.